Pyetje 2 ET

38. Shkaqet të cilat ndikojnë në paraqitjen e korrupsionit dhe të kufizimit të lirive ekonomike, veqanërisht në vendet me një demokraci të re janë:
1. Marrja e kredive nën çmimin e tregut
2. Kontigjentet për mallëra dhe shërbime të caktuara
3. Ndërmjetësimi i qeverisë
4. Kontrolli i çmimeve dhe rregullimi i jetës ekonomike
5. Formimi i fondeve të fshehta dhe të diskrecionuara, etj

39. Në vendet jodemokratike me një ekonomi të dirigjuar si shkaqe kryesore të paraqitjes së korrupsionit janë:
1. Kontrolli i çmimeve
2. Normativizimi i theksuar
3. Kufizimi i lirive individuale

40. Format e korrupsionit janë:
1. Korrupsioni Pasiv – verzioni i zakonshëm apo i thjeshtë.
2. Korrupsioni Aktiv – Verzioni i lehtë dhe i rëndë
3. Korrupsioni i Zi
4. Korrupsioni i centralizuar
5. Korrupsioni i decentralizuar

41. Monopolet mund të krijohen pëmes këtyre rrugëve korruptuese:
1. Formimi i monopoleve përmes korrupsionit primitiv
2. Formimi i monopoleve përmes korrupsionit shtetëror

42. Pastrimi i parave realizohet në bashkëpunim me: shtetin, mafinë dhe me njerëz afarist.

43. Sipas disa vlerësimeve, tre faktorë kan ndikuar në këtë bashkëpunim:
1. Liberalizimi i plotë i lëvizjes së kapitalit
2. Rritja dhe qmilitarizimi i transaksioneve financiare
3. Rritja e numrit të këtyre vendeve në të cilat këto transaksione mund të realizohen dhe në të cilat tolerohet kriminaliteti financiar

44. Modelet e privatizimit që ofrojnë motive më të fuqishme për korrupsion dhe plaqkitje janë:
1. Blerja me kredi
2. Shitja e manipuluar

45. Me nocionin kleptokraci kuptojmë ndërhyrjen gjithnjë e më të shpeshtë të qeverisë në aktivitetet ekonomike, duke përdorur gjithnjë e më tepër masa restriktive.

46. Lufta kundër korrupsionit në mënyrë sistematike përfshinë në vete:
1. Hartimin e strategjisë
2. Teknikat dhe modelet intelektuale

47. Në vendet në tranzicion si modele të zvogëlimit të korrupsionit konsiderohen:
1. Decentralizimi rajonal
2. Eliminimi i rregulloreve të tepërta
3. Institucioni i ‘autonomisë së revizorëve’ duhet të shëndrrohet në ‘qej roje’
4. Formimi i institucioneve të ‘prokurorit të posaqëm’ dhe inspektorit të ‘përgjithshëm’

48. Ekzistojnë tri vlera themelore të cilat luajnë rol vendimtar në përcaktimin e ndonjë sistemi ekonomik: Efikasiteti, Drejtësia, Demokracia.

49. Segmentet e liberalizimit ekonomik janë:
1. Liberalizimi i çmimeve
2. Lufta kundër çdo forme të monopolit
3. Liberalizimi i marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme
4. Vendosja e marrëdhënieve midis vendeve në tranzicion dhe institucioneve ndërkombëtare financiare

50. Në kufizimin e lirive ekonomike në vendet në tranzicion ndikojnë këta faktor:
1. Logjika e organizimit bazik qëndron në kundërthënie me logjikën ekonomike
2. Etatizmi i theksuar në bashkëveprim me egalitarizmin
3. Mungesa e kredibilitetit të ideve liberale gjatë realizimit të reformave ekonomike me këto vende

51. Masat që ndikojnë në eliminimin apo zvogëlimin e kufizimit të lirive ekonomike janë:
1. Forcimi i konkurencës dhe alokacioni i tregut
2. Zvogëlimi i shpenzimeve të transaksionit
3. Respektimi i rregullave joformale dhe formimi spontan i insitucioneve
4. Zgjerimi i bazës dhe zvogëlimi i normës të të hyrave të realizuara të shtetit
5. Derregullimi i ekonomisë

52. Parimet të cilat i ngërthen në vete sistemi politik i Turqisë bashkëkohore:
1. Pluralizmi
2. Republikanizmi
3. Nacionalizmi
4. Sekularizmi
5. Reformizmi
6. Sovraniteti shtetëror

53. Qeverisja me periudhën e tranzicionit ngërthen në vete:
1. Sinkronizimin e politikës ekonomike në periudhën e tranzicionit
2. Sinkronizimin e sistemit të ligjeve në periudhën e tranzicionit

54. Politikat aktive të tregut të fuqisë punëtore janë:
1. Punët aktive komiosionare
2. Punët e subvencionuara
3. Punët publike
4. Trajnimi dhe ritrajnimi

55. Në aspektin e trajnimit të zhvillimeve shoqërore, në teorinë dhe praktikën shkencore ekzistojnë dy qasje:
1. Qasja konstruktive – i ka rrënjët në racionalizimin iluminist
2. Qasja evolutive anglosaksone

56. Prona nuk është asgjë tjetër veqse një e drejtë e individit dhe grupeve të caktuara për aprovimin e vendimeve lidhur me mënyrën e shfytëzimit të objektit të caktuar.

57. Konceptin pronësor të pronës e karakterizojnë prona private dhe prona shtetërore.
Konceptin jopronësor të pronës e karakterizon
prona shoqërore.

58. Karakteristikat e theksuar të pronës private janë:
1. Prona private konsiderohet si burim i të gjitha formave të tjetërsimit njerëzor
2. Tjetërsimi i punës në aktin e prodhimit material si veprim i udhëhequr kundër tij nga vetë ai
3. Tjetërsimi nga vet njeriu dhe periudha jetësore në procesin e punës
4. Tjetërsimi i njeriut nga vetë njeriu

59. Parakushtet e domosdoshme për hyrjen në procesin e privatizimit të pronës janë:
1. Qëllimi i privatizimit
2. Edukimi, i cili duhet të shoqërohetme deideologjizmin
3. Ekzistimi i modeleve të ndryshme të ekonomisë së tregut
4. Arritja e konsesusit të plotë shoqëror për domosdoshmërinë e privatizimit
5. Ndërtimi i sistemit politik demokratik në bazë të parimeve botërore
6. Respektimi i parimeve të sovranitetit politik dhe ekonomik
7. Opinioni – Transparenca

60. Kushtet e privatizimit të pronës:
1. Hartimi dhe aprovimi e ligjit mbi privatizimin e pronës
2. Zgjidhja e statusit të disa vendeve në tranzicion në organizata ndërkombëtare
3. Përmirësimi i pozitës në ranglistën e rrezikshmërisë për investime të huaja
4. Përcaktimi i mënyrës së prejardhjes të pronës shtetërore/shoqërore
5. Ligji mbi privatizimit e pronës duhet të parashihet ndarja e privatizimit në privatizim të vogël dhe të madh
6. Në zbatimin e njëkohshëm të dy reformave: Kushtetuese dhe ekonomike
7. Në gërshetimin  e konceptit intenziv dhe gradual.

61. Faktorët limitues të privatizimit të pronës dhe depërtimit të kapitalit të jashtëm janë:
1. Simbioza e elitave politike me represion
2. Banazlizimi i projektit të privatizimit të pronës dhe banalizimit të shtetit
3. Dituria e kufizuar për procesin e privatizimit të pronës dhe banalizimit të shtetit
4. Problemi i punësimit
5. Privatizimi intern i pronës
6. Mbrojtja sociale

62. Me qëllim të depërtimit të kapitalit të huaj në ekonominë e Kosovës në tërësi, veqmas për bujqësi, toka mund të jepet me koncesion, me qera dhe hipotekë.

63. Korrupsioni paraqitet në këto katër raste kryesore:
1. Në rast se oferta e ndonjë malli është më e vogël se kërkesa, dhe kur shteti merr për sipër shpërndarjen e resurseve të kufizuara qytetarëve dhe ndërmarrjeve në bazë të kritereve të caktuara
2. Në rast se ekziston mungesa për kredi dhe kur normat e kamatësjanë të kufizuara nga qeveria në nivel më të ulët se ai që do të caktohej në treg në bazë të ofertës dhe kërkesës
3. Në rasin e eksistimit të regjimit të dhënies së lejeve për import dhe eksport për kontigjente të caktuara të mallërave dhe shërbimeve
4. Ekzistimi i kurseve të ndryshme për valutë të njejtë

64. Katër modelet për funksionimin e shtetit janë:
1. Modeli i parë – Fundamentalizmi i tregut
2. Modeli i dytë – Fragmentimi
3. Modeli i tretë – Pax Amerikana
4. Modeli i katërt – Koordinimi Global

65. Në aspektin teorik fleksibiliteti i tregut të fuqisë punëtore nënkupton shtytjen në funksionim më të mirë të tregut të fuqisë punëtore.
Në aspektin praktik fleksibiliteti i tregut të fuqisë punëtore simbolizon një emër të shifruar për mëditje më të ulët dhe zvogëlim i mbrojtjes së vendeve të punës.

66. Ndërvarësia midis demokracisë politike dhe liberalizimit ekonomik bazohet në kufizimin e njejtë të kompetencave dhe të dominimit të shtetit në politikë dhe ekonomi nëpërmjet futjes së lirive politike, lirisë së shprehjes, lirisë së bashkimit dhe të protestës.

67. Dallimi mes demokracisë politike dhe liberalizimit ekonomik është: demokracia politike sjell një dobi të përgjithshme, ndërsa liberalizimi ekonomik sjell përfitime të mëdha për grupet e vogla të shoqërisë.

This entry was posted in Ekonomia e tranzicionit. Bookmark the permalink.

One Response to Pyetje 2 ET

  1. Pingback: Pyetje 1 ET | Universiteti Ekonomik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>